Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus.
Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rastit.