Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Krujë. Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit.
“Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.