Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Suharekë, ku një këmbësore 58-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një automjet, raporton Ekonomia Online.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur si rezultat i pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë nga ana e drejtueses së automjetit.
Policia njofton se e dyshuara, e cila ka qenë duke drejtuar veturën, nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë dhe ka goditur këmbësoren. Pas aksidentit, viktima është dërguar me urgjencë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.