Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Casa Italia”. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar me urgjencë në spital.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet me dije. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit.
Nga pamjet e siguruara, shihet që automjetit me ngjyrë të kuqe është ndarë në dy pjesë.