Aksident i rëndë në Zvicër/ Kosovarja shtatzënë që ngiste Ferrari goditet nga një VW Golf

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë.

Mbrëmjen e së mërkurës në orën 18.45 ka ndodhur një përplasje frontale anësore në rrugën kryesore në Menziken (Aaargau). Shoferi 20 vjeçar i një Golfi që vinte nga Reinach AG dëshiron të kthehet majtas në pompën e benzinës, Coop.

“Sipas njohurive të deritashme, ai nuk mundi ta shihte një makinë Ferrari 488 GTB që po afrohej snë mënyrë korrekte” konfirmon Bernhard Graser nga policia kantonale e Aargaut.

Kështu, ndodhi një përplasje. Ferrari ngjyrë hiri u hodh tutje dhe u përplas më tej me një makinë Clio, që po lëvizte pas Golfit, shkruan blick.chShoferi i Golfit, shtetas i Maqedonisë, është dërguar në spital me lëndime në dorën e majtë.

Në timonin e Ferrarit, makinë me 720 kuaj fuqi dhe që, e re kushton mbi 200 mijë franga, ishte një kosovare 28 vjeçe në një fazë të avancuar të shtatzënisë, përcjell albinfo.ch. Ajo u desh të dërgohej në spital për t’u kontrolluar.

Shoferi (29) i Clios, një rumun, ka marrë lëndime të lehta – dy persona që po udhëtonin me të kanë pësuar vetëm tronditje.

Zëdhënësi i Kapo, Graser thotë se “Ne supozojmë se dëmi i pronës arrin në 100,000 franga.”

Ndaj shoferit të Golfit është ngritur kallëzim në prokurorinë publike.

Të ngjashme