Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Pejë-Prishtinë dhe një veture, në fshatin Pavlan.
Sipas burimeve të Indeksonline, tre persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident. Dy persona janë duke u trajtuar në Emergjence, ndërsa një persona raportohet se është në gjendje më të rëndë.
Mësohet se vetura që është përplasur me trenin është i tipit audi.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga ky aksident.