Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, 85 vjeçari vdes pasi u godit nga vetura

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 00:50 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Një 85 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë.

Viktima I.Obrazhda, si pasojë e lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, sot në mëngjes, rreth orës 06:00, është konfirmuar se i lënduari ka ndërruar jetë.Klankosova.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, derisa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet.

Rasti po hetohet për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me këtë rast të rëndë.

Të ngjashme