Aksident me fatalitet në Kaçanik, vdes pasagjeri

Prishtinë | 14 Maj 2023 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pasagjer ka vdekur si pasojë e një aksidenti me fatalitet.

Sipas PK-së, vetura me targa vendore që drejtohej nga një shofere grua, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në Kaçanik mbrëmë rreth orës 00:06.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar – pasagjer në veturë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme