Ka vdekur pasagjeri i një automjeti i cili u vetaksidentua në aksin rrugor Kllokot – Viti, mesnatën e së enjtes.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani tha se dyshohet se automjeti ka dalë jashtë rrugës dhe është rrotulluar.
Ai tregoi se vdekja e pasagjerit është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes.
Hashani tha se ngasësi i automjetit ka pësuar lëndime dhe se po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjilan.