Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok.
Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar Avni Zajiti zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahit i cili njoftoi se nga ky aksident mbetën të lënduar katër persona.
“Gjatë natës rreth orës 01:30, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok segmenti rrugor rruga e “Ulqinit” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar. Më vonë nga QKUK është rapotruar se ka vdekur e aksidentuara femër rreth 71 vjeçare” u shpreh ai.
Tutje ai njofton se në cilësi të të dyshuarit si shkaktar i aksidententit një personi i është caktuar masa e ndalimit policor.