Rreth orës 02:53, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Policia ka njoftuar se si pasojë e lëndimeve kanë humbur jetën dy persona.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar për trajtim mjekësor, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, është konstatuar vdekja e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.