Aksident me fatalitet në Zvicër, ndërron jetë i riu nga Deçani

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Rrustem Alaj nga Dranoci i Deçanit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.

“Me dhimbje pranuam lajmin që aksidentalisht ka ndërruar jetë në Zvicer, bashkëvendësi ynë, i riu nga Dranoci i Deçanit, Rrustem Alaj. Ngushëllimet me të sinqerta për familjen Alaj, për miqtë, shokët dhe gjithë bashkëvendësit e tij nga Dranoci, dhe Komuna e Deçanit”, thuhet në njoftimin në Facebook. /Express

Të ngjashme