Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në fshatin Ropotovë të Ranillugut.
Të lënduarit, dy drejtuesit e automjeteve mbeten për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pasagjerët janë liruar për në shtëpi.
“Fshati Ropotovë 25.07.2023-18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët. Të lënduarit, dy drejtuesit e automjeteve mbeten për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa pasagjerët janë liruar për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.