Aksident me të lënduar mes veturës dhe traktorit në Malishevë

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes veturës dhe traktorit ka ndodhur sot në fshatin Terpezë të Malishevës, ku ka mbetur i lënduar një person.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

“Ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe një të lënduar (sipas të dhënave të deritanishme nga mjeku jashtë rreziku për jetë)”, tha ai.

Të ngjashme