Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, bllokohet rruga përkohësisht

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, bllokohet rruga përkohësisht

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në udhëkryqin e fshatrave Smallushë – Banullë, në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, raporton Klan Kosova

“Me datën 27/10/2019 rreth orës 15:06 është pranuar informata për një aksident trafiku me lëndime në rrugën magjistrale, Prishtinë-Ferizaj , udhëkryqi i fshatrave Smallushë – Banullë. Për pak minuta njësiti patrollues i policisë ka arritur në vendin e ngjarjes së bashku me autoambulancen”.

“Të përfshira në aksident kanë rezultuar të jenë dy automjete, ndërsa katër persona raportohet te kenë marrë lëndime trupore. Rruga (magjistrale) është bllokuar përkohësisht për përfundim të procedurave të nevojshme për vendin e ngjarjes”.

Pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar për të qarkulluar në rrugë alternative.

Të ngjashme