Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 18:50 të së enjtes në aksin Shkodër-Velipojë.
Policia raporton se në plazh Velipojë, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin M. L. banues në Velipojë, ka aksidentuar me pasoje vdekje shtetasin B. B. vjeç 40, banues Velipoje.
Drejtuesi i mjetit do shoqërohet për në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /top channel/.