Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një autoambulancë sot në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, në mesin e tyre edhe persona që ishin brenda autoambulancës.
Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës në policinë e Gjakovës, duke shtuar se për rastin është njoftuar edhe prokurori dhe ky rast po hetohet.
Për të lënduarit, Elezaj tha se bëhet fjalë për personat që kanë qenë brenda autoambulancës dhe të paktën një i lënduar që ishte brenda në veturë.