Aksident mes dy biçiklistëve në Prizren, njëri dërgohet në QKUK e tjetri në mbajtje

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes dy biçiklistëve ka ndodhur në orët e hershme të së martës në Prizren. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë një nga biçiklistët është dërguar për trajtim në QKUK e i tjetri është dërguar në mbajtje.

“Rr. Vëllezërit Dehiri, Prizren / 03.09.2024 – 07:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga biçiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në konsultim me prokurorin, biçiklisti tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme