Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraqë të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.