Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Komoran, tre persona të lënduar

Prishtinë | 07 Kor 2024 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Janë aksidentuar dy vetura me një autobus në fshatin Komoran.

Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajrami Krasniqi, cili ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë mesditës së sotme ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

 “Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

Të ngjashme