Katër persona persona janë lënduar në fshatin Raushiq në magjistralen Deçan-Pejë, si pasojë e një aksidenti mes dy veturave.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë dërguar deri tek ky aksident.