Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes mes dy automjeteve në kryeqytet, raporton Ekonomia Online
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.