Të hënën në fshatin Shtedim të Podujevës, është raportuar për një aksident komunikacioni në mes te dy veturave me targa vendore me ngasës meshkuj.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë pasagjerë, tre meshkuj dhe tri femra, si dhe të dy drejtuesit e veturave, njofton Policia e Kosovës.
Të lënduarit pas marrjes së tretmanit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë liruar në shtëpi.