Aksident mes kamionetës dhe motoçikletës, një i lënduar

| 07 Sht 2020 | 17:38 | Nga

Një person është lënduar gjatë ditës së sotme, kjo si pasojë e një aksidenti në të cilin ishin të përfshira një kamionetë dhe një motoçikleteë, ku ngasësi i motoçikletës është i lënduari.

Lajmin e ka konfirmuar  për klankosova.tv Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”ka thënë Ahmeti.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

THGHG


Të ngjashme