Ka mbetur i lënduar një person si pasojë e një aksidenti në trafik sot rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident janë përfshirë një trotinet dhe një veturë.
Si pasojë e aksidentit, Ahmeti ka treguar se ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spital.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një trotinet dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i trotinetit). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rast po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.