Aksident mes tre veturave në Istog, lëndohen gjashtë personaI

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes tre veturave ka ndodhur në Istog, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po sot pas orës 15:00 në Istog ka ndodhur një aksident mes tre veturave ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Të ngjashme