Aksident mes trenit dhe veturës në Prishtinë, një person i lënduar

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në vendin e quajtur “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

Të ngjashme