Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova. Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës. “Personat e lënduar janë bartuar me autoambulancë për në sptalin rajonal të Pejës ku […]
Aksident mes trenit dhe veturës, tre persona bëhen për spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
Rugova bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës.
“Personat e lënduar janë bartuar me autoambulancë për në sptalin rajonal të Pejës ku po marrin trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova.
Mësohet se gjendja pacientëve është stabile.

















