Një person është lënduar sot nga një aksident që ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Këtë për Ekonomia Online e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo tha se personi i lënduar ishte duke drejtuar një biçikletë e cila u përfshi në aksidentin që ndodhi mes saj dhe veturës.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.