Aksident mes veturës e traktorit në Strellc, lëndohet një person

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Strellc të Komunës së Deçanit, ku kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai bëri të ditur se si paspjë e aksidentit, një persona ka pësuar lëndime trupore.

“Një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori ka ndodhur në fshatin Strellc. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme