Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.
Dyshohet se një veturë e tipit Golf 7 është goditur nga një kamion. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast, raporton klankosova.
EO ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.