Aksident ndërmjet një veture e një kamioni, vdes një person

| 03 Tet 2023 | 14:28 | Nga

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Të ngjashme