Një person ka pësuar lëndime gjatë një aksidenti që ka ndodhur të premten në mëngjes në Fushë Kosovë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë treni dhe një kamionetë, ndërkaq rasti ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”.
Sipas të dhënave i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Pajazit Islami në Fushë Kosovë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njëiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.