Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy të lënduar

Prishtinë | 10 Tet 2026 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, rreth orës 15:30 ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore, shkruan abcnews.al.

Dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Të ngjashme