Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, ku janë përfshirë tri vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, konfirmoi për Klan Kosova se si pasojë e përplasjes një person ka marrë ndihmë mjekësore.
“Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin e vendit të aksidentit”, tha Krasniqi.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.