Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën në drejtim Prishtinë – Fushë Kosovë, ku të përfshira kanë qenë tri automjete.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 16.02.2020. Rreth orës 11:30 në autostradë drejtim Prishtinë – F. Kosovë kilometri i fundit para daljes së autostradës ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë te përfshira tri automjete dhe sipas informatave fillestare , lëndime të rënda kanë marr katër persona. Në vendin e ngjarjes janë thirr njësitë policore dhe ato te emergjencës”, ka thënë Hoxha për EO.