Aksident në Bibaj të Ferizajt, përfshihen veturë dhe kamion – pa të lënduar
Ferizaj, 1 qershor 2025 – Një aksident trafiku është shënuar mëngjesin e së shtunës në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili njoftoi se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në këtë aksident.
“Sot, rreth orës 11:10 në Bibaj ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një kamioni. Për fat të mirë, nuk është raportuar për persona të lënduar,” tha Veseli.