Aksident në Durrës, vdes këmbësori që u përplas nga vetura

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Një 26-vjeçar është shoqëruar në Policinë e Durrësit pasi ka përplasur një 66-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka vdekur në spital.

Sipas raportimeve të Policisë, është shoqëruar A. T., 26 vjeç, pasi rreth orës 10:30, në “lagjen 13” në Durrës, ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

“Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.  Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.  Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor ka njoftuar se do t’i vazhdojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme