Aksident në fshatin Hereq, lëndohet një person

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në fshatin Hereq, në aksin rrugor Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e deritanishme, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:10 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim,” deklaroi Elezaj.

Ai shtoi se njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me aksidentin”, tha Elezaj.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Të ngjashme