Një aksident ka ndodhur në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës.
Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Nga informacionet fillestare, raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në fshatin Koshtovë. Si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Në aksident tre vetura ishin të përfshira”- tha Zahiti.