Në fshatin Leshan të Pejës janë lënduar pesë persona si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, raporton Ekonomia Online.
Hetuesi i aksidenteve për rajonin e Pejës, Zaj Gorxhaj, ka bërë të ditur për Ekonomia Online tha se në një aksident mes Golf 6 dhe KIA, kanë mbetur të lënduar pesë persona dhe se ka dëme të konsiderueshme materiale.
“Kemi marrë informacion për një aksident në fshatin Lepan mes dy automjeteve, njëri Golf 6 dhe një Kia. Ka dëme të konsiderueshme materiale dhe 5 persona të lënduar. Arsyeja e aksidentit është shpejtësia gjatë tejkalimit”, tha ai.