Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor.
Për Ekonomia Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin dhe tha se hetuesit e trafikut po zhvillojnë hetime për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, i cili ka ndodhur rreth orës 15:40.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.