Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni në Gjakovë.

Burimet i kanë thënë gazetares Arbreshë Uka që ata janë sjellë në QKUK nga Spitali i Gjakovës.

Klani mëson se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. ai është i intubuar pasi ka politraumë të rëndë, prandaj edhe është dërguar në Mjekësinë Intensive Qendrore.

Dy të tjerët po ashtu kanë pësuar lëndime të shumta por ndodhen në gjendje stabile. Moshat e të lënduarve janë midis 25 dhe 35 vjeç.

Të ngjashme