Një aksident trafiku pa të lënduar ka ndodhur sot në komunën e Gjilanit.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.
Ai tha se policia është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.
“Aksidenti ka ndodhë në ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Policia e Kosovës është duke i udhëheqë hetimet, lidhur me shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë ai