Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.
“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 09:06 në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Katër vetura ishin të përfshira. Fillimisht janë dërguar në Qendren e Mjekësisë Familjare, e më pas me udhëzim të mjekut janë dërguar për trajtim në emergjencën spitalit rajonal të Pejës. Sipas informacioneve të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.