Sot rreth orës 17:20 një person ka humbur jetën pasi që është goditur nga një veturë e tipit “Passat” në fshatin Gurakoc të Istogut.
Viktima me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001, është përshkruar nga policia si këmbësor i cili është goditur nga vetura saktësisht në lagjen “Osmanaj”.
Ndërsa i dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985, ka qenë duke e drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore, njofton Klan Kosova.
“Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen “Osmanaj” të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.