Një aksident me dy automjete ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në hyrje të Leposaviqit, duke lënduar pesë persona.
Katër prej tyre kanë lëndime të lehta, ndërsa një person është në gjendje kritike dhe po trajtohet në repartin intensiv.
Njëra nga veturat kishte targa të Kosovës, tjetra të Serbisë, njofton policia e Mitrovicës së Veriut.
“Sot rreth orës 16:30 një aksident ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit, të përfshira dy automjete, nga i cili kanë pësuar lëndime 5 persona, katër prej tyre kanë lëndime të lehta, ndërkaq njëri është në gjendje kritike dhe është në repartin intensiv”, njoftoi Baliqi.