Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Klinë e Skenderajt, ku vetura ka goditur një fëmijë.
Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore ndaj dhe është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 15:00, në fshatin Klinë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori (fëmija) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Zahiti.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.