Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën që lidhë Gjakovën me Prizrenin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 17:15 në Krushë të Madhe.
“Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë.”, ka thënë Elezaj.
Ai ka thënë se shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje.