Aksident në Kukës, vdes motoristi i “Plisave”, erdhi për kombëtaren

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 17:25 | Nga

Mbrëmë kanë ndodhur dy aksidente që kanë përfunduar me fatalitet në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy tifozë kosovarë, njëri tifoz i kombëtares kuqezi, i ardhur nga Kosova, ka humbur jetën në kryeqendrën e veriut.

Siç njoftojnë mediet vendore, fjala është për 65-vjeçarin Kadri Shkrela, i cili ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me korrentin e një shtylle elektrike.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, afër stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërsa rasti tjetër tragjik ka ndodhur me motor në afërsi të Kukësit, ku ka humbur jetën motoristi i Klubit “Plisat“, Ramiz Isenaj.

I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!

Në vijim mund ta lexoni të plotë njoftimin e Klubit „Plisat“ në Zvicër:

„Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj!

I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!

Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh.
Baci poashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastreh nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar.

Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës.
Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria!

Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë!

Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme